Sot në Prishtinë protestohet kundër vrasjes së grave nga burrat
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Sot në Prishtinë protestohet kundër vrasjes së grave nga burrat

A.Bela / RTKlive

Sot në orën 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të protestohet pas vrasjes së gruas shtatzënë në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë.

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, kanë ftuar të gjithë qytetarët për të protestuar kundër vrasjeve të tilla.

"Edhe një burrë vrau një grua. Edhe një grua që ra viktimë e patriarkatit që i bënë burrat vrasës e grave ua merr jetën. Për të dytën herë brenda javës, u njoftuam edhe nga një vrasje tjetër makabre e një gruaje shtatzënë nga bashkëshorti i saj në QKUK, në sytë e shtetit. Pesë ditë, dy vrasje. Gratë po vriten një nga një në Kosovë, në shtëpitë e tyre, në spitale e rrugë nga burrat bashkëshortë, familjarë e të njohur. Me sopata e plumba e në mënyrën më makabre burrat po ua marrin jetën grave. Ata po vrasin gratë në sytë tanë e në dijeninë e shtetit e me ndërmjetësimin e tij. Gratë vriten, e para kësaj dhunohen vazhdimisht, në heshtje e pambrojtje. Ato jetojnë nën frikë të vazhdueshme, deri sa në fund iu merret edhe fryma e fundit”, thuhet në njoftimin e KMVF.


MË SHUME NGA Në Fokus