Xhubleta, trashëgimi e përhershme kulturore shqiptare në UNESCO|Video
Kulturë

Xhubleta, trashëgimi e përhershme kulturore shqiptare në UNESCO|Video

Sh.Gashi / RTKlive

Xhubleta është një veshje karakteristike me histori disa mijëra vjeçare, prej shajaku të zi, të trashë e të fortë, pa mëngë, me mes të ngushtë e me fund të gjerë, që e vishnin zakonisht gratë e Malësisë së Madhe e të Dukagjinit në veri të Shqipërisë.

Emisioni aktual sot u zhvillua në Muzeun Etnologjik të Kosovës. Të ftuar për të folur për xhubletën ishin dy etnolog  Ilir Sopjani dhe Bekim Xhemili të cilët u shprehën shumë të lumtur për pranim e xhubletës në UNESCO.

“Lajmin edhe ne si Muze Etnologjik  për deri sa e kemi prezent edhe veshjen edhe prezantojmë një veshje të tillë në muzeun etnologjik  krahas ekspozitës së përhershme normalisht që e kemi mirëpritur edhe ka qenë lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët , duke marrë parasysh lashtësinë e kësaj veshje shqiptare që është bartë ndër breza kalon diku 4 mijë vite lashtësi vazhdimësia e saj. Ne si shqiptarë kemi edhe veshje të tjera por që ndër breza kanë pësuar ndryshime deri sa xhubleta ka mbetur përherë e njëjtë.  Xhubletën kemi pasur rast që të hasim edhe nëpër gurët mbi varre të skalitur gjë që ka bërë që edhe vazhdimësia e saj të jete edhe pjesë e UNESCO-së” , tha Sopjani në RTK.

Derisa Bekim Xhemili  thotë se  xhubleta ja shtonë shumë vlerën trashëgimisë kulturore shqiptare  me pranimin e saj në UNESCO .

“Xhubleta është futur në listën e trashëgimisë kulturore botërore në UNESCO në kohën kur  ishte në rrezik që të zhduket si veshje, sepse ka shumë pak njerëz që po e punojnë xhubletën në fakt janë disa gra të zonës së Malësisë së Madhe që e punojnë këtë veshje, mendoj qe tani  do të shtohen edhe kërkesat për këtë veshje dhe të fillojë të prodhohet më shumë.

 

 

Për më shumë ndiqeni  videon e plotë :

 


MË SHUME NGA Kulturë