13:09 / 01.12.2022
Fillon festivali i filmit “Art Without Limit International Film Festival"
Sh.Gashi / RTKlive
Në Kino Armata do të filloi edicioni i 3-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival”, i cili mbahet nga 1 deri me 3 dhjetor 2022.
“Si festival i vetëm në Ballkan i këtij formati, të gjithë filmat pjesëmarrës trajtojnë storie për personat me aftësi të kufizuara, duke shpalosur ngjarje dhe histori inspiruese dhe duke përçuar mesazhe pozitive”thuhet në njoftimin e kino Armatës në facebook.
I ftuar në një intervistë të drejtpërdrejt ishte drejtori artistik i këti festivali Burim Haliti.