Kryeshefi i KEDS-it: Për krizën energjetike janë njoftuar institucionet
BKT
Lajme

Kryeshefi i KEDS-it: Për krizën energjetike janë njoftuar institucionet

Valjeta Shala /RTK

(E plotësuar, 16:20) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 vazhdon mbledhjen, ka intervistura Alpin Dogan, kryeshef ekzekutiv në KEDS nga viti 2021.

Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci e pyeti atë për njësorët “Kohler”, që ka pruar kjo kompani e që sipas deputetit kanë matur gabim dhe për këtë janë dënuar 6 persona.

“Ky kontingjent prej 60 mijë njehsorësh ka matur gabim, rasti ka shkuar në Gjykata janë arrestuar 6 persona, 4 shqiptar dhe 2 turq. A i keni larguara pas këtij dënimi këta njehsorët”, pyeti deputeti.

Dogan u përgjigj se Gjykata ka vendosur në favor të KEDS-it dhe personat e arrestuar janë shpallur të pafajshëm.

“Ky rast ka qenë para se të ishte në mandatin tim, por mund të them se janë raportet nga laboratorët  ndërkombëtarë dhe për dijeni ,gjykata ka vendosur ne favor të KEDS-it dhe ata persona janë shpallur të pafajshëm”.

Deputeti Bajqinofci ka pyetur se a ka pasur raste kur kanë gënjyer për mungesë të energjisë dhe për këtë janë dënuar me 8 milionë euro nga ZRRE-ja.

“Dënimi s’ka të bëjë për ndërprerje për shkak të punimeve, por për disa shkelje financiare”, tha Dogan.

Deputeti nga LVV, Halil Thaçi,  pyeti kryeshefin Dogan, për përgjegjësinë e tij në furnizimin për energji

Ai u përgjigj se furnizimi dhe sigurimi i energjisë elektrike. “Por  për shkak të njësive që janë të vjetra,  shpesh nuk shkon sipas planit dhe kërkohen miliona  euro që të kthehet ne funksion dhe se shtetet kanë subvencionuar për energji elektrike. Deri më tani janë investuar 206milion euro”, tha ai.

 

Kurse deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka pyetur kryeshefin për krizën energjetike dhe se ka pasur shkresa që Kosova është duke hyrë në krizë. Ai po ashtu pyeti se sa ka pasur humbje kjo kompani.

Kryeshefi i KEDS, Alpin Dogan, u përgjigj se për krizën energjetike në Kosovë ka pasur mbi 20 shkresa të cilat u janë dërguar ministrive, ZRRE-së, Kuvendit, si dhe kur ka pasur rreziqe shkresa kanë dërguar edhe në kryeministri.

Tutje ai tha se KEDS-KESCO ka pasur humbje milionëshe dhe për këtë është lajmëruar ZRRE-ja edhe për ngritjen e çmimeve në rajon, ndërsa ata janë se këto janë spekulime.

E deputeti i VV-së, Halil Thaçi, pyeti për investimin e premtuar deri në 300 milionë euro dhe nëse ai ndiehet si kompani e dështuar.

Ai tha se ka qenë zotim Brenda 15 vjetëve e deri më tani janë investuar 206 euro dhe që ky investim i faturohet qytetarëve, sepse ky është sistemi mbi të cilin funksionojnë.

(E plotësuar, 14:20) Vazhdon mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 vazhdon mbledhjen.

Intervistimi i dëshmitarëve nga KEDS dhe KESCO: Alpin Dogan, kryeshef Ekzekutiv në KEDS, Serhat Mesut Dinc, kryeshef Ekzekutiv në KESCO, Alper Erbas, kryeshef Ekzekutiv në KEDS për periudhën 2019-2021.

I pranishëm në Komision për të dhënë dëshminë është vetëm kryeshefi aktual i KEDS-it, Alpin Dogan.

(E plotësuar) Kryeshefi i KEK-ut lëshon mbledhjen në Komision, Beqa: Të sillet me Polici

Ka dështuar raportimi para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike. Kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi ka lëshuar mbledhjen, teksa po intervistohej për këtë çështje.

Pas miratimit të rendit të ditës, pesë pikësh, në të cilën përfshihen, mes tjerash, edhe intervistat e dëshmitarëve të KEK-ut dhe KEDS-KESCO, kryesuesi I Komisionit, Hajdar Beqa, deputet nga radhët e PDK-së, shtroi pyetjen pse nuk është kryer remonti  njësisë A5, ngase, sipas tij, që nga korriku kemi reduktime të rrymës elektrike.

Kjo pyetje shkaktoi debat në mes të kryeshefit aktual të KEK-ut, Nagip Krasniqi, dhe të kryesuesit të këtij komisioni, si dhe të disa deputetëve të opozitës, përfshirë këtu, deputetin Armend Zemaj, por edhe të deputetit Halil Thaqi, nga radhët e LVV-së, duke shkëmbyer akuza e kundërakuza ndërmjet tyre, derisa u ndërpre mbledhja, pasi nga KEK-u kanë liruar sallën bashkë me deputetët nga partia në pushtet.

Më pas kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa, kërkoi që të sillet me polici në Komision kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Ne eskaluam pak, por është përgjegjësi të përgjigjen dhe kërkoj, si kryesues, nga administrata që t’i lëshohet një urdhër me policinë që, kryeshefi aktual i KEK-ut,  Nagip Krasniqi, që në ora 14:00, ta japë dëshminë dhe e hapi sërish debatin”, deklaroi Beqaj.

Ndërkaq deputeti Muja, nga radhët e LVV-së, shtoi se debati qe i frikshëm për dëshmitarët dhe arsyeja që e liruan sallën ishte se nuk ndalej debati.

E deputeti Zemaj nga LDK, lidhur me ndërprerjen e mbledhjes së Komisionit, theksoi se “ne këtu kemi edhe debat dhe kur një dëshmitar thirret dhe vjen këtu e të thotë se ti nuk e ke fjalën, atëherë nxitet situata”.

“Kjo situatë është për keqardhje dhe mënyra se si e liroi mbledhjen, atëherë ne duhet edhe në mënyra të tjera ta marrim informacionin, sikurse edhe me polici”, shtoi deputeti Zemaj.


MË SHUME NGA Lajme