15:23 / 02.12.2022
Haradinaj kujton dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi
N.Mekolli /RTKlive
Sot janë mbushur 24 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, në përvjetorin e rënies së tyre.
Ai, në një postim në Facebook, ka shkruar se përulet para veprës së tyre në shërbim të Atdheut dhe kombit.
“Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 24 vjet më parë, ranë për të realizuar ëndrrën tonë shekullore për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut dhe kombit.
Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.