Ekskluzive: Ministri Nenad Rashiq i kundërpërgjigjet presidentit të Serbisë
Foto: RTK
Lajme

Ekskluzive: Ministri Nenad Rashiq i kundërpërgjigjet presidentit të Serbisë

Visar Shatrolli/RTK

Vetëm një ditë pas emërimit në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, flet në intervistë ekskluzive për Edicionin Qendror të Lajmeve në RTK.

Në këtë deklarim, Rashiq komenton akuzën skandaloze të  presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  i cili ka bërë në adresë të tij, duke e quajtur “llum”, kurse kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si “terrorist”.

Por, këtyre deklarimeve dhe të tjerave të thëna nga kreu i shtetit serb, duke e quajtur edhe politikanen Rada Trajkoviq, e emëruar si këshilltare politike e kryeministrit Kurti, si  “llumin e llumit”, ministri Rashiq ka përgjigje.

Madje pas këtyre emërimeve, në shenjë proteste, Vuçiq ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkan Perëndimor që mbahet me 6 dhjetor në Tiranë.

Rashiq i është përgjigjur edhe Listës Serbe, parti kjo e dirigjuar nga Vuçiq, e cila ka deklaruar se emërimin e tij si ministër, do ta dërgojë në Gjykatën  Kushtetuese.

Njëkohësisht, ai jep qëndrimin edhe mbi deklarimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili është shprehur se emërimi i Rashiqit si ministër, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Edicioni Qendror i lajmeve në RTK, i cili për shkak të Kampionatit Botëror transmetohet në RTK3, në rtklive.com (RTK3) dhe Facebook, si zakonisht fillon në orën 19:30.


MË SHUME NGA Lajme