Ferizaji liron dy futbollistë
Uran Krasniqi / RTKLive
Qlirim Kashtanjeva dhe Edmond Salihu nuk do të jenë më pjesë e Ferizajit. Për këtë ka njoftuar klubi me anë të një komunikate.
"FC Ferizaj njofton se sot ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me sulmuesin Qlirim Kashtanjeva dhe portierin Edmond Salihu. Qlirimi erdhi në klubin tonë qysh kur garonim në Ligen e Parë, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve anësor më të mirë në ligë. Formën e njëjtë nuk mundi ta bartë edhe në Superligë. Pavarësisht ksaj, FC Ferizaj e falënderon Kashtanjeven për angazhimin dhe momentet e mira që i kemi përjetuar së bashku, duke i uruar shëndet e shumë suksese. Kurse urimet më të sinqerta shkojnë edhe për portierin Edmond Salihu, që shpërfaqi profesionalizëm sa herë që iu kërkua. Shumë suksese për Edmondin në vazhdim!", ka njoftuar klubi.
Klubi nga qyteti i Ferzajt i sapongjitur në Superligë nuk ka pasur fillim të mirë, çka pati bërë që ya ndërronte edhe trajnerin dhe t'i drejtohej tifozërisë me prmetime për përmirësim. Pavarësisht kësaj Ferizaji prapë gjendet në vendin e fundit në tabelë.