Parashikimi i motit për të shtunën, në Kosovë e Shqipëri
Në Fokus

Parashikimi i motit për të shtunën, në Kosovë e Shqipëri

RTKlive

Këtë të shtunë në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve të izoluara të shiut gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje dhe gjatë natës, pritet reshje me karakter lokal.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i juglindjes shpejtësi prej 17-33 km/h. Ndërsa temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C, njofton Meteo Kosova.

Edhe në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në perëndim. Era do të jetë me drejtim Juglindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje .

Zona malore       4/12°C
Zona e ulët          6/19°C
Zona bregdetare 10/18°C


MË SHUME NGA Në Fokus