Nagavci: Për fëmijët me aftësi të kufizuara, edhe 500 asistentë në 2023
BKT
Foto: Arbërie Nagavci/Facebook
Lajme

Nagavci: Për fëmijët me aftësi të kufizuara, edhe 500 asistentë në 2023

M.Shefkiu/RTKlive

Qeveria e Kosovës vitin 2022 e ka shpallur vit të aftësisë së kufizuar, duke ndërmarrë disa veprime për të ndihmuar këtë kategori sociale. E vitin 2023, ekzekutivi do ta përmbyll me 500 asistentë për fëmijë me asistencë. Kështu ka deklaruar Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në shënimin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.

Përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se të premten bashkë me përfaqësues të Handikos-it kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli”, në Prishtinë, ndërsa ora e parë e mësimit, ditën e premte, sipas saj, i është kushtuar temës për personat me aftësi të kufizuara.

“Nga bashkëbisedimi me nxënës e kuptova se secili prej tyre janë të gatshëm të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar dhe se sa e rëndësishme është kjo ndihmë”, ka deklaruar Nagavci, transmeton RTKlive.

“Vitin 2023 do ta përmbyllim me 500 asistentë për këta fëmijë. Kemi ndarë buxhetin për Sintezën Vokale për personat e verbër e cila mund të përdoret nga viti i ardhshëm. Po ashtu jemi në proces të akreditimit të programit për aftësimin e personave që njohin gjuhën e shenjave. Si Ministri e Arsimit mbesim të përkushtuar që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë qasje të barabartë e arsim cilësor”, ka thënë Nagavci.


MË SHUME NGA Lajme