Katër policë janë suspenduar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë
BKT
Lajme

Katër policë janë suspenduar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se katër zyrtarë policorë janë suspenduar për shkak të shkeljeve sa i përket rastit të urdhrit të mbrojtjes të lëshuar për Hamide Magashin, gruan shtatzënë që u vra nga bashkëshorti i saj më 30 nëntor në oborrin e QKUK-së.

Ministri Sveçla tha se në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhrit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan.

“Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale "Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar" dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’”, ka shkruar Sveçla.

Me këtë rast, ka thënë ministri Sveçla  se IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim.

“Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme