Kusari-Lila viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Shihemi në Kosovë
BKT
Foto: Facebook
Lajme

Kusari-Lila viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Shihemi në Kosovë

Fadil Sertolli / RTKlive

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se ka vizituar mikun dhe bashkëpunëtorin Rexhep Selimi në Hagë, të cilët siç shkruan ajo, padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.

“Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë”, shkruan Kusari-Lila.

“Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë. Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme