Komuna e Gjilanit aksion kundër prerjes ilegale të pyjeve|Video
Lajme

Komuna e Gjilanit aksion kundër prerjes ilegale të pyjeve|Video

Asdren Agushi / RTK

Bashkë me rritjen e çmimeve, dyshohet se ka edhe rritje të prerjes ilegale të pyjeve për t`u shitur. Së fundmi në rajonin e Gjilanit ka nisur kontrolli i pyjeve.

Nisja e sezonit dimëror dhe ulja e temperaturave ka vënë në aksion autoritetet e komunës së Gjilanit për të parandaluar prerjen ilegale të tyre.

Drejtoria Bujqësisë dhe Pylltarisë ne Gjilan ka rritur kontrollet në disa parcela ku dyshohet se mund të ketë prerje ilegale të drunjve.

Gjatë aksioneve që janë zhvilluar për më shumë se 1 muaj janë konfiskuar edhe sasi të drunjve të prerë ilegalisht.

Nga ana tjetër shitësit legal të drunjve ankohen nga konkurrenca që u bëhet përmes shitjes ilegale nga ata që prenë pyjet në formë të paautorizuar.

Aktualisht, në komunën e Gjilanit, çmimi i drunjve për një ‘Metër Kub’ sillet rreth 55-60 euro.


MË SHUME NGA Lajme