23:22 / 03.12.2022
Vëllaznimi fiton nga Ponte Prizreni
Uran Krasniqi/RTKLive
Ponte Prizreni është mposhtur nga Vëllaznimi në xhiron e 13-të të Prince Caffe Superligës.
Fillimi ishte i barabartë, ndryshimi nisi me kalimin e kohës dhe fitorja u vendos në periudhën e fundit.
Te Vëllaznimi më i miri ishte Jordan Harris me 20 pikë e tri kërcime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Dachon Burke me 25 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e nëntë kërcime.