Kurti: Marrëveshja me Serbinë nuk do të jetë e lehtë
Foto: RTKLive/Arkiv
Lajme

Kurti: Marrëveshja me Serbinë nuk do të jetë e lehtë

M.Shefkiu/RTKlive

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë dhënë televizionin N1 të Bosnjës.

Në këtë intervistë të cilën e ka shpërndarë vetëm një pjesë Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri thotë se ndërmjet tij dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq ka dallime të mëdha.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës jam student politik i Adem Demaçit, ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiq është student politik i Sheshelit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër”, ka deklaruar Kurti.

Megjithatë siç thotë kryeministri, duhet t’i jepet shancë dialogut.