I jepet lamtumira e fundit futbollistit Erion Kajtazi
Sport

I jepet lamtumira e fundit futbollistit Erion Kajtazi

Uran Krasniqi/RTKLive

I është dhënë lamtumira e fundit Erion Kajtazit sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës, i cili ka vdekur dje në ngjarjen futbollistike në Prizren ku kanë luajtur A&N dhe Trepça’89 në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve.

Varrimi ka ndodhur në prani të familjarëve, bashkëlojtarëve, shokëve, trajnerëve e mësimdhënësve, drejtuesve të institucioneve dhe qytetarëve të shumtë, ku Erioni është përcjellur mes lotësh e dhembjesh jo vetëm nga familja, por edhe të gjithë ata që ishin të pranishëm. 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në fjalën e tij  theksoi se ikja e hershme e Erionit është një dhembje e madhe për familjen dhe humbje e madhe për futbollin e Kosovës, pasi ai vlerësohej si njëri prej lojtarëve më të talentuar të gjeneratës së tij dhe i gatshëm për të bërë karrierë në futbollin evropian.


MË SHUME NGA Sport