Gjilanasit ankohen për çmime të larta të produkteve elementare|Video
Asdren Agushi / RTK
Ashtu sikurse në tërë Kosovën edhe në Gjilan banorët e këtij qyteti po ankohen se çmimet e produkteve elementare janë ngritur shumë, krahas rrogës e cila nuk ka lëvizur thonë ata.
Ngritja e çmimeve çdo ditë e më tepër po e zvogëlon shportën familjare.
Qytetarët thonë se janë të obliguar te vizitojnë disa markete për te përfituar sadopak nga diferenca e çmimeve në artikujt ushqimorë. Për këtë arsye ka qytetarë edhe nga Lugina e Preshevës që vijnë ne Gjilan për të kryer pazaret e shtëpisë.
Edhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikuar në buxhetin e familjes.
Qytetarët prapa kamerës thonë se janë të detyruar ti ndërrojnë disa nga aparatet elektrike shtëpiake duke blere ato me shpenzim ekonomik më të ulët duke filluar nga dritat.























