Krasniqi e Çelaj, aktoret më të mira në Festivalin e Filmit Ballkanik 2022
Kulturë

Krasniqi e Çelaj, aktoret më të mira në Festivalin e Filmit Ballkanik 2022

RTK

“Në kërkim të Venerës” me skenar dhe regji nga Norika Sefa, film i cili është përzgjedhur nga komiteti selektues si kandidati që propozon Kosova në garën e Akademisë së Çmimeve të Oscars për vitin 2023, po vazhdon të korr suksese në festivalet ndërkombëtare.

Kësaj radhe një lajmi mirë vjen nga Roma. Aktoret tona, Kosovare Krasniqi dhe Rozafa Çelaj, kanë fituar Çmimi për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit Ballkanik 2022 për rolin e tyre në filmin “Looking For Venera”.

Filmi përcjellë adoleshenten e qetë Venerën (luajtur nga Kosovare Krasniqi) që jeton në një qytet të vogël në Kosovë. Në shtëpi, ku tre breza jetojnë së bashku në një shtëpi të vogël, ajo nuk ka aspak privatësi.


MË SHUME NGA Kulturë