17:16 / 06.12.2022
PSG dhe ‘magjistari’ i mesfushës afër marrëveshjes së re
Fatmir Bytyqi /RTKlive
PSG dhe mesfushori italian, Marco Verrati raportohet se janë afër marrëveshjes për nënshkrimin e kontratës së re.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, ‘magjistari’ i mesfushës së PSG-së, Marco Verratti, ka rënë dakord të nënshkruajë kontratën e re katërvjeçare me parisienët.
Reprezentuesi italian është cak i disa skuadrave tjera evropiane, por, siç raportohet, Verrati do të qëndrojë në ‘Parkun e Princave’ të paktën edhe katër vite.























