Sonte nis edicioni i pestë “Ta zbardhi ftyrën”
Kulturë

Sonte nis edicioni i pestë “Ta zbardhi ftyrën”

K.Kasumi/ RTKlive

Pas katër edicioneve, KultPlus sjell edicionin e pestë të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”.

“Ta zbardhi ftyrën” nga viti në vit ka arritur të sjellë emra të mëdhenj të artit shqiptar të cilët kanë dhuruar emocione të forta dhe kanë rrëfyer histori të padëgjuara më herët.

Edhe ky edicion pritet të jetë special, pasi mysafir do të jetë baritoni Gëzim Myshketa, një figurë tejet e rëndësishme e artit shqiptar që po na bën çdo ditë krenarë me paraqitjet e tij në skenat ndërkombëtare.

Baritoni Gëzim Myshketa do të vijë i shoqëruar nga pianistja e njohur Lule Elezi, ndërsa në skenë do të ngjitet edhe Kori i Fëmijëve “Okarina”.

I gjithë koncerti do të transmetohet live në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

“Ta zbardhi ftyrën” nis më 7 dhjetor 2022, në orën 19:30, në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare.

Edicioni i sivjetmë i “Ta zbardhi ftyrën” mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komuna e Prishtinës.


MË SHUME NGA Kulturë