Radoniqi: Për zgjedhjet në veri nuk iniciojmë ndonjë konflikt
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Radoniqi: Për zgjedhjet në veri nuk iniciojmë ndonjë konflikt

Afet Bela/ RTKlive

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka filluar me përplasje mes deputetëve të pozitës e opozitës.

Deputeti Mërgim Lushtaku nga PDK, ka pyetur zyrtarët e KQZ-së rreth zhvillimeve në veri të vendit. Pas kësaj pyetje ka reaguar deputetja e VV-së, Jeta Statovci e cila ka thënë se nuk duhet të largohemi nga pika e rendit të ditës. Edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, tha se Lushtaku ka të drejtë.

Ndërsa Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së, ka folur për mbledhjen e mbrëmshme të KQZ-së.

”Mbetet që zgjedhjet ta vazhdojnë sipas planit operacional. Punën tonë si KQZ jemi të përkushtuar ta kryejmë maksimalisht, çka vjen prej jashtë domenit të KQZ-së, e që nuk është nën kontrollin e KQZ-së, nuk mund të flas dhe nuk mund të jap asnjë vlerësim”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij, prej kur janë shpallur zgjedhjet nga presidentja, KQZ-ja është aktivizuar dhe ka bërë planin operacional. “Sipas atij, ne jemi me atë plan dhe me planifikimet tona, çka ndodh jashtë ajo nuk është çështje e jona. Nuk do të jemi në pozicion që të iniciojmë ndonjë konflikt as nuk jemi të interesuar për atë, por vetëm të kryejmë punë tonë”, theksoi ai.

Edhe Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së, ka folur rreth zhvillimeve në veri të vendit. Ai ka përmendur problemet me të cilat KQZ dje është ndeshur në veri.


MË SHUME NGA Lajme