Ekspozita e Eshref Qahilit e hapur deri 16 dhjetor
Kulturë

Ekspozita e Eshref Qahilit e hapur deri 16 dhjetor

Sh.Gashi / RTKlive

Me datë 1 dhjetor 2022 në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u hap ekspozita personale e piktorit Eshref Qahili.

Eksponatet e prezantuara në ekspozitë përbëjnë një retrospektivë të punës krijuese të Qahilit, të përfshirë në disa cikle, që autori i ka përmbledhur me titullin e përbashkët “Muzeu i fëmijërisë”.

“Me qenë se është një periudhë kohore goxha e gjatë e punëve që i kam realizuar dhe disa cikle që nuk janë të pakt dhe jam munduar që nga të gjitha ciklet të marrë nga një punim ose dy që të jetë taman ekspozitë dhe në të njëjtën kohë të tregoj periudhën përshaka se punimet e mia gjithmonë e kanë shënuar kohën vuajtjen, të mirat dhe të këqijat e popullit tonë”.

 Ai tha se ka disa cikle punimesh në këtë ekspozitë.

 Duke ja nisur nga para lufta, përshembull  një nga punimet që e kemi këtu është dita e  shkollës, kur e festonim në shkolla fillore bustet ishin vetëm postamente dhe ne vendosnim kurora në postamentin e bustit dhe kështu e kujtofshim ditën e shkollës  dhe nga ai cike kam ardhur tek cikli  tjetër homazh piktorëve e kështu shumë cikle tjera ka këtu në këtë ekspozitë që ju ftoj të vini dhe ta shihni” tha piktori Hlilaj për RTK.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 16 dhjetor.


MË SHUME NGA Kulturë