Paqueta në gjurmët e Juves
BKT
Sport

Paqueta në gjurmët e Juves

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Juventusi është duke menduar për mesfushorin e West Hamit dhe Brazilit, Lucas Paqueta.

‘Calciomercatoweb’, të mërkurën shkruan se Juve e kërkon mesfushorin brazilian për të përforcuar mesfushën e tyre.

Paqueta deri tash nuk i ka përmbushur pritjet të West Ham, dhe siç raportohet, klubi anglez është i gatshëm të presë ofertat për Paquetan, i cili po shfaq formë të lartë me Brazilin në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

‘Zonja e Vjetër’ është gati të hedhet në sulm për brazilianin në rast se Adrien Rabiot nuk rinovon kontratën me torinezët në fund të këtij sezoni.