FIFA dënon me para Serbinë për shkak të Kosovës
BKT
Sport

FIFA dënon me para Serbinë për shkak të Kosovës

Uran Krasniqi/RTKLive

Shfaqja e hartës së Kosovës me ngjyrat e flamurit serb si dhe një teskti ku shkruante “S’ka dorëzim” në dhomat e zhveshjes i ka kushtuar Serbisë 20,000 franga zvicerane. 

Serbia është dënuar nga FIFA. 

Kjo pasi Federata e Futbollit e Kosovës u ankua zyrtarisht për gjestin serb. Gjithashtu ankesë kishte bërë edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. 

Ky veprim i Serbisë ka ndodhur muajin e kaluar në hapje të Botërorit "Qatar 2022", përkatësisht në ndeshjen e Serbisë me Brazilin. 

Serbia nuk arriti ta kalojë grupin në Botëror.