09:23 / 08.12.2022
Së shpejti edicioni i 10-të me radhë i festivalit i kitarës “Vihuela Guitar
RTK
Së shpejti fillon edicioni i 10-të me radhë i festivalit ndërkombëtar të kitarës “Vihuela Guitar Fest” Me përkrahje të artistëve të rinj vendor.
Në këtë edicion jubilar të gjithë artdashësit do të kenë mundësinë të njihen me gjeneratat e reja të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” DAM, nën udhëheqjen e profesorit Drilon Çoçaj.
Ndërkaq në kitarë janë artistët si: Lekë Morina, Urim Maliqi dhe Ehad Dula. Festivali organizohet në kuadër të shkollës së muzikës “Vihuela” e cila këtë vit shënon 20 vjetorin e themelimit të saj.
Koncerti i parë fillon më 13 dhjetor, nga ora 20:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.