Varhelyi dhe Bislimi diskutojnë për aplikimin e Kosovës në BE
BKT
Foto
Lajme

Varhelyi dhe Bislimi diskutojnë për aplikimin e Kosovës në BE

Afet Bela/ RTKlive

Komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, është takuar në Bruksel me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.

“Aplikimi i afërt i Kosovës për të nisur procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar Varhelyi në Twitter, raporton RTKlive.

Ndryshe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dje ka takuar në Bruksel, Simon Mordue, këshilltar kryesor për Politika të Jashtme i Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Sipas njoftimit  nga Qeveria, Bislimi atje do të zhvillojë takime me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian  si dhe Këshillit Evropian.

“Kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme