A do të largohet Asllani nga Interi? Kjo është përgjigja e shqiptarit
Sport

A do të largohet Asllani nga Interi? Kjo është përgjigja e shqiptarit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani në një intervistë për La ‘Gazzetta dello Sport’, ka hedhur poshtë zërat për largimin e tij nga skuadra ‘Nerazure’.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, thotë së ndihet mirë tek Interi dhe se dëshiron të qëndrojë në skuadrën e Simone Inzaghit.

 “Jam i lumtur dhe dua të qëndroj këtu. Isha unë që e bëra këtë zgjedhje  dhe përsëri do ta bëja”, ka thënë Asllani.

Ai është i bindur se tek zikaltërit e Italisë, do të rigjejë formën e tij më të mirë. 


MË SHUME NGA Sport