Ambasadori Hill diskuton me Vuçiqin për propozimin e BE-së
BKT
Lajme

Ambasadori Hill diskuton me Vuçiqin për propozimin e BE-së

B. Halimi / RTKlive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Për këtë takim ka njoftuar presidenti serb, i cili në një postim në Instagram ka thënë se "Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, porse është e qartë në mbrojtjen e popullit të saj dhe interesave kombëtare".

Vuçiq ka thënë se ka pasur një bisedë të hapur dhe konkrete me ambasadorin amerikan Christopher Hill për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e BE-së për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti serb ka shkruar se në këtë takim e ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm, siç ka thënë ai, të shkaktuar nga ‘lëvizjet pothuajse të përditshme të njëanshme dhe të paligjshme të institucioneve në Prishtinë’, derisa e ka vlerësuar të domosdoshëm formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


MË SHUME NGA Lajme