Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, viziton Finlandën
BKT
Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, viziton Finlandën

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, nesër do ta vizitojë Finlandën.

Me ftesë të ministrit të Mbrojtje së Finlandës, Antti Kaikkonen, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, do ta vizitojë Finlandën, njofton zyra për informim e  Ministrisë së Mbrojtjes finlandeze, transmeton RTKlive.

Të dy ministrat do të bisedojnë për invadimin rus në Ukrainë, çështjen e sigurisë në Evropë, për çështjet aktuale të politikës së mbrojtjes, për bashkëpunimin me NATO-n, si dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në këtë fushë.

Ministri i Mehaj do ta vizitojë edhe Akademinë Ushtarake të Finlandës.


MË SHUME NGA Lajme