14:40 / 08.12.2022
Luis de la Fuente merr ‘timonin’ e Spanjës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Pas shkarkimit të Luis Enrique, Federata e Futbollit të Spanjës, nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur trajnerin e ri të ‘Furisë së Kuqe’.
Luis de la Fuente është ‘timonier’ i ri i Spanjës. Fuente ka firmosur kontratën me Federatën spanjolle të futbollit për drejtimin e Kombëtares së Spanjës.
Luis de la Fuente deri tash ka drejtuar Kombëtaren e Spanjës U-21.