Librat me kulturë dhe histori Hebreje i dhurohen BKUK-së
Sh.Gashi/ RTKlive
Sot është bërë pranim-dorëzimin i librave me kulturë dhe histori Hebreje nga Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, donacion nga komuniteti Hebre i Kanadasë.
Ky projekt u vlerësua me shumë vlerë nga Kryetari i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova Hysen Hyseni për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqiptareve dhe Hebrenjve.
"Për implementimin e këtij projekti falënderojmë oficerin kanadez z.Paul Mulhall, i cili në bashkëpunim me diplomatin tonë z.Donat Syla u angazhuan me Komunitetin Hebre në Kanada për mbledhjen dhe sjelljen e librave në Kosovë,si dhe z. Nick Israel nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falënderojmë drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës z. Fazli Gajraku për bashkëpunim. Së shpejti edhe Biblioteka e FSK-së do të pasurohet me libra me kulturë dhe histori Hebreje", njofton Shoqata 'Bet Israel Kosova'.