Abdixhiku: Koordinimi me aleatët strategjik është garancë e sigurisë
V.Thaçi / RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
I pari i LDK-së ka bërë të ditur se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend.
Ai ka thënë se LDK-ja beson se koordinimi me aleatët strategjik është garancë e sigurisë.
“Sot, pasdite, prita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku, në rrjetin social Facebook.
























