18:14 / 08.12.2022
Sveçla takon ambasadorin Westerlund, thellohet bashkëpunimi Kosovë-Suedi
Fadil Sertolli / RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, me ç’rast e ka njoftuar me prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Përmes një njoftimi për media nga Ministria e Brendshme, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi ministri Sveçla, e njoftoi ambasadorin suedez me proceset në të cilat është duke kaluar Republika e Kosovës.
Njëherësh, ministri Sveçla ka kërkuar përkrahjen e mëtejme për proceset integruese të vendit tonë.
Në anën tjetër, ambasadori Westerlunde falënderoi ministrin Sveçla për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Suedisë dhe Republikës së Kosovës.























