Policia e Kosovës shton prezencën e saj në veri, njofton ministri Sveçla
Foto: MPB
Lajme

Policia e Kosovës shton prezencën e saj në veri, njofton ministri Sveçla

M.Shefkiu/RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se shtimi i numrit të policëve në veriun e vendit është i domosdoshëm për të garantuar siguri atje. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sveçla thotë se Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.

“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policorë dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”, konsideron Sveçla.

Duke u bazuar në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës, Sveçla thotë se sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit. 

“Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, deklaroi mes tjerash Sveçla.


MË SHUME NGA Lajme