Bashkimi fiton me përmbysje nga Peja dhe shkon në gjysmëfinale
Sport

Bashkimi fiton me përmbysje nga Peja dhe shkon në gjysmëfinale

Uran Krasniqi/RTKLive

Bashkimi ka mposhtur Pejën në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Kosovës. Rezultati përfundimtar ka qenë 69:73 (30:15, 10:17, 21:19, 8:22).

Prizrenasit kanë fituar me përmbysje, pasi pejanët e nisën ndeshjen më mirë, duke dominuar çerekun e parë, periudhën e dytë e më vonë, por në dhjetë minutat e fundit çdo gjë foli në favor të Bashkimit. 

Te prizrenasit më i dalluari ishte Prentiss Nixon me 16 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, kurse te pejanët më i miri ishte Isiah Umipig me 21 pikë. 

Në fund të ndeshjes ka reaguar Policia e Kosovës duke i larguar tifozët me forcë nga salla e sporteve në Prishtinë dhe duke evituar përplasjen. 

Tash në gjysmëfinale Bashkimi ndeshet me Trepçën. 


MË SHUME NGA Sport