00:26 / 09.12.2022
Situata e qetë në Lagjen e Boshnjakëve, policia nis patrullimet |Video
RTKlive
Policia e Kosovës është stacionuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit. Situata raportohet se është e qetë.
Policia e Kosovës mori vendim që një numër më i madh i pjesëtarëve të policisë të dërgohen në veri, si shkak i tensioneve të krijuara gjatë ditëve të fundit ku pati disa shpërthime me granata dore, shok-bomba e gjuajtje me armë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një intervistë për RTK-në, ka thënë se numri i policëve në Mitrovicën e Veriut është rritur në disa lokacione. Sipas tij, shtimi i prezencës policore në atë pjesë të vendit po bëhet pa qëllime të tjera, përveç rritjes së sigurisë për banorët e këtyre lagjeve.