Gjendja e policit të plagosur në veri, flasin mjekët
BKT
Foto: Besnik Latifi/ RTK
Lajme

Gjendja e policit të plagosur në veri, flasin mjekët

RTKlive

(E plotësuar) Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar për gjendjen e policit të lënduar mbrëmë, i cili është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Bëhet e ditur se ekipi i Klinikës Emergjente, bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse, kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Avdush Bajgora, mjeku që e ka pranua policin e plagosur, tha se pacienti për trajtim të mëtejmë është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Bajgora tha për RTK, se pacientit i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe është konstatuar se gjendja e tij në përgjithësi është stabile.

“Janë bërë edhe CT-et e kokës e qafës dhe pas këtyre ekzaminimeve pacienti është dërguar në sallën e operimit, ku është operuar nga kirurgët torakal dhe gjendja e tij e përgjithshme është e mirë”, deklaroi Bajgora për RTK.

Kurse mjeku, Nazim Kolegeci, tha se pas ekzaminimit të pacientit ai i është nënshtruar operacionit.

“Sot në mëngjes jemi ftuar për konsultim në Qendrën Emergjente për një pacientë i plagosur me armë zjarri. Pas skanimit që i është bërë është dalluar një pjesë metalike. Ne pretendojmë që është predhë, por ajo është çështje e forenzikës. Mandej, kemi bërë indikacionet për operacion dhe e kemi larguar një pjesë të metalikës”, tha Kolegeci për RTK.

Mjeku ta se për fat të mirë gjendja e pacientit është shumë e mirë.

“Nuk mund të themi se kur do të mund të lirohet nga spitali, sepse nuk e dimë se si do të shkojë tutje, por mund të them se gjendja e tij tani është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Brenda javës besoj se do të lirohet për në shtëpi”, tha Kolegeci.

Mbrëmë në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. Në veri të Mitrovicës situata aktualisht është e qetë. 

Polici i lënduar në veri, jashtë rrezikut për jetë

Polici i lënduar mbrëmë në veri të vendit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se sot rreth orës 8:30, një polic i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Mbrëmë në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Në veri të Mitrovicës situata aktualisht është e qetë. Policia e Kosovës është e dislokuar në disa lokacione, në Lagjen e Boshnjakëve dhe përballë IAP-së, ku u hodh një bombë ditë më parëm.

Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të vendit, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

Forca të shtuara të EULEX-it tek ura e Ibrit, gjendja është e qetë|Video

(E plotësuar) Forca të shtuara të EULEX-it shihen mbi lumin Ibër, në Mitrovicën e veriut, raporton gazetarja e RTK-së në terren.

Sipas gazetares së RTK-së, situata tani është e qetë, por shihet prani e shtuar e karabinierëve italianë tek ura mbi lumin Ibër.

Mbrëmë në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Polici i lënduar mbrëmë në veri të vendit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të vendit, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbrëmë për RTK-në, ka deklaruar se numri i policëve në Mitrovicën e veriut është rritur në disa lokacione. Sipas tij, shtimi i prezencës policore në atë pjesë të vendit po bëhet pa qëllime të tjera, por vetëm për rritjen e sigurisë për banorët atje.

Situata e qetë, por shihet prani e shtuar e karabinierëve italianë tek ura e Ibrit

Sipas gazetares së RTK-së, situata tani është e qetë por shihet prani e shtuar e karabinierëve italianë te ura e Ibrit.

Mbrëmë në veri, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme