Lufta kundër korrupsionit nëpërmjet fotografisë
BKT
Foto: KDI
Në Fokus

Lufta kundër korrupsionit nëpërmjet fotografisë

V. Thaçi / RTKlive

(Plotësuar) Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, KDI mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografitë fituese të garës #fajiikorrupsionit, për vitin 2022.

Ky është viti i tetë që KDI organizon këtë garë, me qëllim që të nxisë pjesëmarrjen e publikut të gjerë në luftën kundër korrupsionit, duke i ofruar një hapësirë qytetarëve për të ndarë perspektivat e tyre për korrupsionin në formë alternative - përmes fotografive.

Kështu, vendin e parë e fitoi fotografi Driton Bublaku, të dytin fotografi  Irfan Maliqi dhe të tretin Kushtrim Krasniqi.

Fotografitë që vijnë në adresë të KDI-së çdo vit, arrijnë të kornizojnë shumë probleme që derivojnë nga korrupsioni, nga keqqeverisja, nga neglizhenca, mungesa e solidaritetit njerëzor e mungesa e ndjesisë për atë që është publike.
Këtë vit në fotogarë janë pranuar mbi 60 fotografi nga qytetarët, të cilat kanë shfaqur pasojat e korrupsionit në Kosovë.

KDI: Imunizimi ndaj korrupsionit, parakusht për një shoqëri demokratike

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, KDI lansoi kampanjën “Imunizohu kundër korrupsionit”.

Personi i parë që “u imunizua nga korrupsioni” ishte Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo kampanjë ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve mbi nevojën për të punuar së bashku drejt çrrënjosjes së korrupsionit, që mbetet parakushti kryesor për të bërë progres në secilën sferë: drejtësi, zhvillim dhe mirëqenie. Simbolikë e këtij aktiviteti është “vaksinimi” kundër korrupsionit, për të treguar vullnet qytetar por edhe institucional se kjo duhet të ndodhë çdo ditë dhe duhet të fillojë me se secilin prej nesh, me familjet tona, institucionet dhe shoqërinë.

KDI ka shpërndarë Abetaren Kundër Korrupsionit – një përmbledhje me shpjegime të thjeshta të koncepteve të korrupsionit.

KDI i vlerëson pozitivisht përpjekjet e qeverisë këtë vit për të avancuar ligjet që i shërbejnë parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, duke përfshirë ligje si ai për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, deklarimin e pasurisë, Këshillin Prokurorial, Kodin e Procedurës Penale, financimin politik, Vetting-un, apo Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Megjithatë, kanë munguar përpjekjet që në këto diskutime të përçohet një frymë më bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse me akterët relevantë. Kjo ka rezultuar me bojkotim të disa prej proceseve nga opozita dhe institucionet e gjyqësorit.

Poashtu KDI vlerëson se pa pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve në iniciativa të rëndësishme, ato nuk do të mund të zbatohen dhe nuk do të përbrendësohen si vlera.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Gjatë kësaj kampanje, Haxhiu deklaroi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi aktivitete të tilla që kanë për qëllim që të emancipojnë shoqërinë për pasojat që ka krimi i organizuar dhe korrupsioni sikurse edhe ata që kanë përgjegjësi në Qeveri por dhe në institucionet tjera.

“Siç jeni në dijeni, njëra ndër prioritetet tona është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë drejtim kemi marrë shumë veprime në fuqizim të paketës ligjore kundër korrupsionit”.

Ajo tregoi se që para pak ditësh e kanë pranuar edhe draft opinionin e dytë të Komisionit të Venecias.

“Jam shumë e lumtur që Komisioni i Venecias ka vlerësuar amendamentet”, teksa njoftoi se së bashku me kryeparlamentarin Konjufca do të udhëtojnë në Venecia për të marrë këtë raport. Poashtu është për tu vlerësuar se sipas raportit të publikuar të “Transaprens Internacional”, Kosova ka përparim sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ka lëvizur për 17 vende në kuptimin pozitiv”, tha Haxhiu.

Sipas saj, kjo është një motiv shtesë për të vazhduar përpjekjet tona për të çrrënjosur korrupsionin.


MË SHUME NGA Në Fokus