Haradinaj: Partneriteti strategjik me SHBA-të është jetik
BKT
Foto: Facebook
Lajme

Haradinaj: Partneriteti strategjik me SHBA-të është jetik

V.Thaçi / RTKlive

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pritur sot në takim Ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj ka thënë se për AAK-në partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik.

“Sot, prita në takim Ambasadorin e ShBA në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës. Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë dhe vazhdon ti jep Kosovës, dhe angazhimin e tij personal.


MË SHUME NGA Lajme