BE bën thirrje për de-përshkallëzim të situatës në veri
BKT
Lajme

BE bën thirrje për de-përshkallëzim të situatës në veri

Gjeraqina Tuhina/ RTK/ Bruksel

Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se institucionet evropiane si dhe shtete anëtare të BE-së po e ndjekin nga afёr ngjarjet nё veri tё Kosovёs dhe janё tё shqetёsuar pёr situatën e sigurisë.

“Bashkimi Evropian si dhe shtetet anёtare bёjnё thirrje pёr përgjegjësi dhe de-përshkallëzim, sepse kjo është ajo që është e nevojshme para së gjithash për të mirën e popullatës lokale”, ka porositur Stano.

Zёdhёnёsi i BE ka konfirmuar se EULEX-i dhe KFOR-i, në rolet përkatëse si reagues i dytë, pёrkatёsisht i tretё, janë të pranishëm në terren dhe vazhdojnë patrullimin dhe monitorimin e situatës.

Peter Stano gjithashtu ka porositur se normalizimi i marrëdhënieve ёshtё thelbësor, nё mёnyrё qё tё dy vendet tё vazhdojnё rrugёtimin e tyre pёrkatёs evropian.


MË SHUME NGA Lajme