Bashkëpunimi Kosovë-Suedi, temë diskutimi Kurti- Westerlund
BKT
Zyra për media e Kryeministrisë
Lajme

Bashkëpunimi Kosovë-Suedi, temë diskutimi Kurti- Westerlund

J.Musliu/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. 

"Krahas diskutimit mbi raportet dhe bashkëpunimin e mirë bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, u bisedua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Suedisë nëpërmjet programeve të ndryshme për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë", njofton Zyra për media e Kryeministrit të Kosovës . 

Në takim, theks i veçantë iu dha ndihmës dhe përkrahjes së Suedisë për dialogun me serbët e Kosovës, veçanërisht nëpërmjet organizatave serbe të shoqërisë civile. 

Kryeministri Kurti shprehur mirënjohjen e tij edhe për përkrahjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SiDA) e integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik.​


MË SHUME NGA Lajme