Sigal Prishtina në finale pas mposhtjes së Golden Eagle Yllin
BKT
Sport

Sigal Prishtina në finale pas mposhtjes së Golden Eagle Yllin

Uran Krasniqi/RTKLive

Sigal Prishtina tashmë është në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll. Kjo pasi ka mposhtur Golden Eagle Yllin në ndeshjen e të së premtes.

Rezultati përfundimtar ka qenë 82:75 (19:18, 20:14, 19:17, 24:26). 

Epërsinë e krijuar qysh në fillim kryeqytetasit e ruajtën në shumicën e kohës, kurse përpjekjet e suharekasve nga fundi i ndeshjes për ta kthyer rezultatin dolën të pasuksesshme. 

T klubi nga Suhareka  më i miri ishte Rashun Davis me 31 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime, kurse te kryeqytetasit më i miri ishte Dardan Berisha me 28 pikë e pesë asistime.