Besa Çejku-Buçinca nderohet me çmimin e karrierës `Ibrahim Rexhepi`
BKT
Foto/ BKS
Kulturë

Besa Çejku-Buçinca nderohet me çmimin e karrierës `Ibrahim Rexhepi`

RTKlive

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), sot në një ceremoni i ka ndarë çmimin `Ibrahim Rexhepi``, ish-gazetares së Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Besa Çejku-Buçinca.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, në ndarjen e çmimit tha se Besa Çejku-Buçinca, ka dhënë kontribut të çmuar në lëminë e gazetarisë.

Mazreku, tha se po i nderojnë dy personalitete që kanë dhënë kontribut me dekada në fushën e gazetarisë.

“Për dallim nga herët e kaluara, këtë vit kemi bërë diçka më ndryshe. Sonte do t’i ndajmë dy çmime të veçanta”, tha Mazreku.

Kurse Besa Çejku-Buçinca, ka falënderuar BKS-në, për çmimin e karrierës.

Ajo tha se Ibrahim Rexhepi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetari.

“Jam vërtet shumë e prekur dhe e nderuar për këtë çmim të madh e që mban një emër të madh. Ibrahim Rexhepi ishte padyshim një profesionist i shkëlqyer e një personalitet i rrallë. Ibrahim Rexhepi ka lënë gjurmë në gazetarinë kosovare dhe më gjerë”, tha ajo.

Ndryshe prezantuesja e njohur Besa Çejku-Buçinca muaj më parë ka dhënë lajmet për herë të fundit në Radio Televizionin e Kosovës.

Ajo do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë njerëzve pasi ishte e para që dha lajmin për bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Ndryshe ky çmim iu është ndarë edhe gazetarit Mehmet Gjata.


MË SHUME NGA Kulturë