08:03 / 10.12.2022
Fundjava parashihet të mbajë me mot të vranët dhe me reshje shiu
RTKlive
Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale", njofton IHMK.























