KQZ vazhdon përgatitjet për organizim të zgjedhjeve në veri|Video
BKT
Foto: Arlinda Sejda/ RTK
Lajme

KQZ vazhdon përgatitjet për organizim të zgjedhjeve në veri|Video

Afet Bela dhe Arlinda Sejda/ RTK

(E plotësuar, ora 11:27) Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhje. Në këtë mbledhje është diskutuar rreth përgatitjeve që janë duke u bërë për zgjedhjet në veri dhe janë marrë disa vendime.

KQZ në mbledhje konfirmoi se po vazhdohet me procedura dhe KQZ nuk është institucion që mund të rekomandojë të shtyjë zgjedhjet, raporton RTKlive.

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka folur për përgaditjet që janë bërë për zgjedhjet në komunat e veriut. Ai bëri me dije se kanë marrë një reagim nga zyrtarët zgjedhjeve në veri se ata kanë thënë se nuk u ikin përgjegjësisë rreth zgjedhjeve. Ahmetaj, tha se janë në përgaditje të planit operacional dhe planit të veprimit.

Ilir Gashi anëtari i PDK-së, në KQZ tha se mbledhjet e KQZ-së, duhet të jenë transparente.

Ndërsa anëtari Sami Hamiti nga LDK, tha se mbledhja e mbrëmshme nuk ka qenë e fshehur, por ka qenë mbledhje e mbyllur për media.

Kurse anëtari i VV-së në KQZ, Alim Rama,  tha se sulmet në veri kanë ndikuar që njerëzit të mos apolikojnë për pozita.

KQZ ka miratuar zgjatjen e afatit për këshillat në vendvotimeve në komunat e veri. KQZ po ashtu certifikoi edhe 14 kandidatë në garë për Kuvendin Komunal të Leposaviqit. KQZ njoftoi se nuk ka pasur kërkesë për tubime politike nga subjektet politike në veri dhe se zyrtarisht fushata ka filluar para tre ditësh.


MË SHUME NGA Lajme