Elezi: KQZ po pret vendimin e presidentes që t`i pezullojë aktivitetet
BKT
Foto arkiv/ RTK
Lajme

Elezi: KQZ po pret vendimin e presidentes që t`i pezullojë aktivitetet

Arlinda Sejda/ RTK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore.

Këtë e ka konfirmuar për RTK, Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore. Për mbledhjen e radhës do t'iu njoftojmë me kohë", tha ai për RTK.

Ndryshe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është marrë vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në veri. Ato do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm, derisa caktimi i datës së saktë do të bëhet në konsultim me institucionet e sigurisë.


MË SHUME NGA Lajme