Vela: Beogradi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim në veri
BKT
Blerim Vela/Twitter
Lajme

Vela: Beogradi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim në veri

RTKlive

Vela përmes një postimi në Twitter, tha se anëtarët e “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës, po i menaxhojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit.

Shefi i stafit  i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka komentuar situatën e fundit në veri të vendit.

Ai, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Beogradi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim në veri.

Vela po ashtu tha se anëtarët e “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës, po i menaxhojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit.

“Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës. Anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të PK-së që dhanë dorëheqjen në nëntor 2022, po menaxhojnë barrikadat. Beogradi mban përgjegjësitë e plota për çdo përshkallëzim”, ka shkruar Vela në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme