09:59 / 11.12.2022
Superliga përmbyllet me derbin Ballkani-Prishtina
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Derbi ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, sfidë kjo e mbetur e Superligës së Kosovës në futboll, do të mbyll sezonin vjeshtor.
Kampioni në fuqi para tifozëve të saj sot pasdite përballet me Prishtinën, në një ndeshje që pritet të jetë interesante pasi që pikët nga kjo ndeshje janë të rëndësishme për të dy skuadrat.
Skuadra e Ilir Dajës duelit kundër kryeqytetasve, do t’i hyn me ambicie për fitore në mënyrë që të ngjitët në krye të tabelës, derisa edhe prishtinasit kërkojnë rezultat pozitive nga ky udhëtim.
Ndeshja Ballkani-Prishtina nis në orën 13:00.























