11:45 / 11.12.2022
Situata në veri e qetë|Video
Arlinda Sejda/ RTK/ Mitrovicë
Rrugët në drejtim të dy pikave kufitare në veri vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosura dje nga serbët lokalë.
Besim Hoti, drejtor i Policisë rajonale, tha për RTK, se nata ka qenë e qetë.
Afër barrikadave vazhdojnë të jenë të pranishëm KFOR-i dhe EULEX-i.
Në afërsi të barrikadave shihen disa serbë lokalë, të cilët u kërkojnë medieve që të mos i xhirojnë.























