Kurti: Kosova po punon me KFOR-in për ta adresuar situatën në veri
Afet Bela/ RTKLive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter rreth zhvillimeve të fundit në veri.
Shefi i qeverisë, tha se në bashkëpunim me KFOR-in po punohet për të adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore.
“Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe shtyrjen e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për vendosjen ebarrikadave dhe sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij presidentja dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.
“Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet - me forcë dhe vendosmëri”, shkroi Kurti në Twitter.























