Rakiq thirrje serbëve tu krijohet lëvizje e lirë KFOR e EULEX, jo policisë
BKT
Lajme

Rakiq thirrje serbëve tu krijohet lëvizje e lirë KFOR e EULEX, jo policisë

Sh.Gashi / RTKlive

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq u ka bërë thirrje qytetarëve serb në veri që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in që të lëvizin lirshëm në këtë pjesë të vendit. Dhe të jenë të vetëpërmbajtur.

Një kërkesë të tillë ai nuk e pati për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“U bëj thirrje qytetarëve që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe EULEX-it sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”, ka thënë Rakiq.

Një kërkesë të tillë ai nuk e pati për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që siç bën të ditur Policia, grupet kriminale serbe që kanë vënë barrikada në disa rrugë në atë pjesë, kanë shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë.

PK thotë se në vetëmbrojtje, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri të dyshuarve, të cilët janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur.

.
 


MË SHUME NGA Lajme